Njeriu i Ed Shalësit në krye të OSHEE Gjirokastër

0
155

Në krye të OSHEE Njësia Gjirokastër, është vendosur i afërmi i deputetit Eduart Shalësi i cili njihet për afrimitetin që ka me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Ndonëse ky i fundit ka trumbetuar në media se cdo pozicion drejtues në ndërmarjet publike përfitohet pas zhvillimit të konkursit, ka edhe “përjashtime” padyshim ku mes tyre bën pjesë edhe vetë OSHEE në Gjirokastër.

Pas dorëheqjes së Andi Shkurtës nga pozicioni i kreut të kësaj njësie dhjetorin e vitit të kaluar, u komandua Roland Skëndi deri në mbërritjen e drejtorit të ri Rezart Hoxha i cili është “neë entry” në radhët e PS së Gjirokastrës.

Në fushatën e fundit zgjedhore Hoxha ka qenë “pullë poste” pas kryesuesit të listës së deputetëve të PS Bledi Cuci. Pas eksperiencës në Hetimin Tatimor në 8 muajt e fundit, Cuci e ka shpërblyer Hoxhën, në një post mjaft të rëndësishëm sic është Njësia e OSHEE Gjirokastrës.

Aktiviteti politik i drejtorit të ri të OSHEE Gjirokastër Rezart Hoxha në PS, nuk ka qenë shumë aktiv përvec angazhimit në fushatën personale të Bledi Cucit në zgjedhjet e qershorit të kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here