Njihuni me 10 vendet ku jetohet më mirë

0
176

Kryeqyteti austriak është vendi ideal për të jetuar bazuar në kushtet e jetesës, politikat sociale dhe cilësinë e shërbimeve që ofron për qytetarët. Në një listë të publikuar disa ditë më parë nga një grup studiuesish vihet re se në Vienë treguesit ekonomikë, politikë, social, shëndetësor, arsimor dhe infrastrukturorë janë shumë më të lartë krahasuar me qytetet e tjera. Viena është gjithashtu vendi ku ka më shumë muzeume, pallate mbretërore dhe një jetë kulturore mjaft aktive, çka e bën atë një prej vendeve më të vizituara në Evropë. Në vend të dytë renditet Zyrihu me po të njëjtat të dhëna pak a shumë si kryeqyteti austriak sa i takon kushteve të jetesës, për tu pasuar më pas në vend të tretë nga Vankuveri në Kanada, Munich në Gjermani dhe Auckland në Zelandën e Re. Kjo është renditja e 10 vendeve më të mira për të jetuar duke nisur nga i pari deri tek i dhjeti. 1. Vienna Austria 2. Zurich Switzerland 3. Vancouver Canada 4. Munich Germany 5. Auckland New Zealand 6. Dusseldorf Germany 7. Frankfurt Germany 8. Copenhagen Denmark 9. Geneva Switzerland 10. Basel Switzerland

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here