Njoftimi i ARRSH për situatën në vend nga moti i keq,stabilizohet gjendja në rajonin jugor

0
148

Situata e rënduar e motit, me rreshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shtrëngatë ka krijuar vështirësi për kalimit në disa prej akseve rrugore në vend. Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.
Në Rajonin Verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Me problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash.
Në Rajonin Qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, megjithë reshjet e dendura.
Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.
Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.
Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, po monitorojnë situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here