Njohja e patentave shqiptare në Itali, ambasada: Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik, por kemi disa probleme teknike

0
250

Ambasada italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në Itali.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada sqaron se marrëveshja mbi njohjen e patentave ka hyrë në fuqi që më 12 korrik, por thekson se është duke u punuar për të zgjidhur disa probleme teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen për konvertimin e patentave, hyrë në fuqi më 12.07.2021, informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike me qëllim që përdoruesve t’u jepet mundësia të paraqesin sa më parë kërkesat për konvertimin e patentave të tyre.” thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here