NORVEGJI / MBI 250,000 NXËNËS RINISIN SHKOLLËN/ Nga Telnis Skuqi

0
185

(Foto: Fredrik Johan Helland / www.NRK.no)

Ime bijë, Erla, 8 vjeçe, është 1 nga 250.000 që ka rinisur shkollën, pasi qëndroj e karantinuar mbi 40 ditë.Motra e saj e madhe, Elsona, 10 vjeçe, do të qëndroj edhe dy javë të tjera në shtëpi. Ajo nuk ka fatin e Erlës. Elsona është në klasën e pestë, ndërsa Erla është në klasën e tretë.Ministria e Edukimit dhe Arsimit ka udhëzuar që të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri tek e katërt të rinisin shkollën, ndërsa pjesa tjetër do të rinis më 11 maj.Qeveria norvegjeze ka marrë një vendim të vështirë, por për nordikët ky është veprimi më i mirë për të sfiduar Covid-19.- Ne duhet të bashkjetojmë me virusin, mjafton të jemi të kujdesshëm, – tha Erna Solberg, Kryeministrja e Norvegjisë. – Nëse dështojmë duhet të shtrëngohemi përsëri, – shtoi ajo.Sipas saj, dhjetë do të jetë numri i nxënësve në çdo klasë, duke respektuar distancën prej 1,5 metra.Ministrja i Edudimit dhe Arsimit, Guri Melby, tha se qëllimi është që të gjithë nxënësit të kthehen para sezonit të verës.- Ne duhet të fitojmë përvojë përpara se të hapemi për të gjithë të tjerët, – thotë Melby.- Është e rëndësishme, nënvizoi Melby, -që të keni një hapje graduale në mënyrë që të mësuesit dhe prindërit të ndjehen të sigurt dhe që dikush të ketë kontroll mbi kontrollin e infeksionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here