Nostalgji për përparëset bardhë e zi ,a duhen rikthyer uniformat shkollore?

0
258

Kohë më parë shkollat shqiptare kishin ligj të caktuar për sa i përket kodit të veshjes në institucionet arsimore .Përparëset dy ngjyrëshe bardhë e zi e me jakat e bardha, visheshin nga çdo nxënës apo nxënëse ,në të kundërt nuk pranoheshin në orën e mësimit.Duhet thënë se ora e mësimit ,atëherë ishte vërtetë e shenjtë.
Por kjo nostalgji për uniformat shkollore na sjell në mendje edhe kodin e veshjes së nxënësve të sotëm.A duhen rikthyer uniformat?
Dikur të gjithë ishin njësoj ,nxënësit visheshin njëlloj dhe nuk kishte diferencime nga njëri apo tjetri.Klasat e mbushura plot me nxënës ku spikatnin veshjet e tilla bardhë e zi i jepnin një tjetër ngjyrim dhe orës mësimore.Ndërsa sot nxënësit janë “të lirë” të veshin çfarë të duan dhe si të duan.Por kjo “liri ” shkakton jo pak zemërim tek të tjerët.Disa e teprojnë me këtë liri duke shkuar në shkollë me veshje aspak të hijshme ,sidomos vajzat të cilat janë më të prirura drejt ” modës” të tilla si me dekolte të zbuluar ,funde apo fustane të shkurtër apo kepucë me taka ,të cilat i shikojmë rëndom në institucionet arsimore duke mos arritur dot të bëjm dallimin ,ku ndryshon mësuesja nga nxënësja.E megjithatë sot jo të gjithë fëmijët apo të rinjtë në përgjithësi kanë mundësitë ekonomike për tu veshur dhe kuruar.Fëmijët duke parë njëri tjetrin janë gjithmonë në garë mes tyre se kush vishet më mirë,kush zbukurohet më shumë dhe kush mer veshjet më ” trend” të momentit.
Më e theksuar kjo ” garë” bëhet mes vajzash ndonëse të vogla në moshë.Duke parë shoku -shokun dhe shoqja -shoqen edhe kërkesat rriten ,sigurisht që barra mbi supe bie tek prindërit ,të cilët edhe kundra dëshirës së tyre mundohen tua realizojnë për të mos i lënë të ndihen inferiorë ndaj fëmijëve të tjerë.Por kjo mund të jetë vetëm një nga arsyet pse uniforma shkollore duhet rikthyer.Kjo praktikë ndiqet edhe nga shkollat evropiane duke treguar standarde të larta të edukimit.Kodi i veshjes duhet respektuar në çdo institucion përfshirë edhe atë arsimor.Veç të tjerash veshja e një uniforme tregon dhe korrektësin e nxënësit ,i cili mësohet të zbatoj kode ,ligjin, etikën dhe të përshtatet në shoqëri.Po pse jo dhe për bukurin që uniforma i jep këtyre të fundit.Ndaj nëse do të riktheheshin dhe praktikoheshin në institucionet arsimore në vend ,veç efekteve pozitive nuk do të kishte asnjë të keqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here