Notonin në det, dy 66-vjeçarë humbin jetën

0
70

Dy persona kanë humbur jetën këtë të shtunë, teksa laheshin në det. Sipas informacioneve të policisë, rastet janë regjistruar në Borsh dhe Kavajë.  

Rasti i parë ësshtë shënuar rreth orës 17:33, ku 66-vjeçari S. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa notonte në plazhin e Borshit.

Kurse, rreth orës 17:40, V. N., 66 vjeç, është mbytur teksa notonte në plazhin e Kavajës.

Ambulanca ka bërë transportin e trupave të pajetë në morgun përkatës, ndërsa dëshmitarët kanë treguar për policinë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policise: 

Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkruaj nje koment