Novi beson tek mrekullitë: Nuk do lejojë asnjë të luajë me fanellën e Luftëtarit , fitojmë nesër me Laçin

Trajneri i Luftëtarit Neritan Novi është shprehur optimist për ecurinë e ekipit bluzi . Me besimin se një mrekulli do të ndodhë Novi është shprehur para mediave se nuk do lejojë askënd të luajë me fanellën e Luftëtarit .
Kjo deklaratë vjen një ditë para ndeshjes me ekipin e Laçit ku bluzinjtë luajnë për mbijetesë që ëndrra mos të marrë fund.
Novi: Grupin e kam të plotë. Lojtarët kanë punuar shumë mirë gjatë kësaj jave.Për ndeshjen me Laçin do bëj tre apo katër ndryshime në formacion .Nuk do lejoj asnjë të lozë me fanellën e Luftëtarit . Çdo trajner dëshiron ta fitojë ndeshjen e parë në bankinë . Unë këtë e kam treguar dhe herë tjetër pasi është herë e dytë që vi, kjo është ndeshje e dytë pas asaj të Korçës që e kam rrahur këtu në Gjirokastër. Luftëtari i ka të gjitha mundësitë që ta rrahi ekipin e Laçit .Ne nuk kemi çfarë humbasim ,lozim në fushën tonë, presioni nuk do jetë mbi ne por do të jetë mbi ata, por po tia lëmë fushës të treja rezulatet janë të pranueshme. E njoh mirë ekipin e Laçit, me grupin dhe ekipin që e kam them se e përballojmë , lojtarët kanë qenë të angazhuar janë stërvitur rregullisht, grupi ka qenë i plotë dhe sa herë vjen një trajner shikoj tek futbollistat ka një angazhim për të dhënë më të mirën. Rezultatet e dobëta kanë bërë që trajnerët të ndryshojnë, është normale . Do japim më të mirën.Ekipet që do të vijnë në Gjirokastër nuk do ta kenë të lehtë , ne do ta vazhdojmë kampionatin deri në fund , nuk e dimë çfarë do të ndodhi mund të bëhen mrekullira, nuk i hapim rrugë asnjërit , do të lozim denjësisht në Superligë.Gjirokastra ka një tifozëri të shkëlqyer , na ka mbështetur jo vetëm në Gjirokastër por edhe në qytetet e tjera madje dhe në Shkodër ka patur rreth 10-15 tifozë, që kanë ardhur na kanë duartrokitur pavarësisht rezultateteve të dobëta ndaj ju them, ejani nesër në stadium , nuk do tiu zhgënjejmë!.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment