“Nuk dezertoj”, Meta: Dorëheqja ime do ishte tradhti ndaj Atdheut

0
140

Presidenti Ilir Meta është shprehur se dorëheqja e tij do të ishte tradhti ndaj Shqipërisë, ndërsa ka shtuar se ai nuk është dezertor.
Presidenti tha se dorëheqja e tij do të kënaqte të gjithë armiqtë e Shqipërisë.
“Dorëheqja e Meta do ishte tradhti ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, tradhti ndaj interesave kombëtare për të cilat jam betuar me dorë mbi Kushtetutë që do t’i mbroj. Dorëheqja e Meta do kënaqte të gjithë armiqtë e Shqipërisë. Unë nuk jam thjesht në një detyrë, por jam në një mision. Z.Meta nuk është dezertor”- tha Meta.
Më herët, Presidenti është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kapur të gjitha institucionet në vend dhe se i vetmi ku nuk mund të ketë ndikim është Presidenca. Teksa u ndal tek hetimet që ka nisur mazhoranca ndaj tij për shkelje të kompetencave që i jep posti i presidentit, Meta tha se gjithçka verifikohet nga “Venecia”.
Po ashtu, Presidenti ka folur dhe për përplasjen e tij me kreun e KED, Ardian Dvorani, duke thënë se çdo gjykatë apo institucion ndërkombëtar që i jep të drejtë atij është e korruptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here