Nuk dorëzohet gjyqtarja Margjeka/ Më sulmoi pushteti se nuk i dhashë mandatin kryetares së bashkisë Durrës

0
138


Gjyqtarja Mimoza Margjeka, ka kërkuar që gazetarët të jenë sot të pranishëm në seancën e saj për rivlerësimin e masës së sigurisë, e cila po mbahet në GJKKO. Margjeka tha se dosja ndaj saj, nuk ka asnjë argumentim ligjor, dhe se gjithçka është bërë me tendencë, për shkak të vendimit të saj vitin e kaluar, që nuk i dha mandatin kryebashkiakes së Durrësit, e dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.
Do kërkoj shfuqizimin e masës, dosja është përrallë, është thashethem, nuk di se çfarë të them. Unë do kërkoj foninë jashtë, gazetarët duhet të futen, meqë tre ditë u trumbetua që gjyqtarja ka marrë 6 mijë euro, unë dua që gazetarët të jenë në sallë. Kam 30 vite në gjyqësor, kam 4 diploma. Ju e dini shumë mirë që; unë jam gjyqtarja e vetme që kam bërë nul procesin e 30 Qershorit. Gojën nuk ma ndalon asnjë njeri, dosjen nuk e nxjerr dot, nxirreni me autopolant si në kohën e Enverit, ne nuk jemi njerëz nga rruga, u shpreh Margjeka. Gjyqtarja e cila është nën masën e arrestit të shtëpisë, akuzohet se në bashkëpunim me bashkëshortin e saj dhe me një avokat, kanë marrë 6 mijë euro për të liruar një të burgosur në Korçë, i cili ishte dënuar për kalimin e paligjshëm të emigrantëve në kufi. Vetë Margjeka, i ka mohuar që prej ditës së parë akuzat dhe është shprehur se i gjithë procesi ndaj saj, është i montuar politikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here