Nuk e denigroni dot Gjirokastrën, reagimi dinjitoz i Edi Sinojmerit

0
149

Nga Edi Sinojmeri

Për çfardolloj gazetari apo gazete qe perpiqet me cdo kusht te përbalti qytetin tim Gjirokaster, qofte kjo dhe e huaj, angleze, americane apo euroatlantike..apo edhe shqiptare & provinciale

I/E Nderuar, mos e lëndo veten me mendime negative.

Çdo gjë do të vijë në kohën e duhur

Çdo njeri e vret mendjen për gjërat që i ndodhin në jetën e vet.
Çdokush nga ne mund të qeshë me të madhe dhe të tregojë personin e lumtur, kur përbrenda mund të jetë thyer.

Kjo gjë nuk tregon aspak moskokëçarje ndaj problemeve, sepse duhet të jeni të sigurtë se të gjithë përpara se të flenë, i kalojnë gjithë hallet e tyre në mendje dhe mendohen se si t’i zgjidhin ato.

Me siguri edhe ti i ke problemet e tua. Ndoshta ke kohë që kërkon punë dhe nuk e ke gjetur një të tillë; ndoshta ke mbaruar studimet dhe ende nuk po gjen punë; ndoshta ke një familjar të sëmurë që ka muaj që vuan dhe nuk është shëruar; ndoshta je sëmurë edhe vetë; ndoshta nuk të ka ecur në dashuri dhe mendon se nuk do të të ecë kurrë; ndoshta jeton në një familje të varfër dhe ndihesh keq që, pavarësisht përpjekjeve të tua, sërish nuk po ia del ta pasurosh familjen tënde…

Ka kaq shumë probleme që e mundojnë jetën tonë, saqë ndonjëherë na duket e pakuptimtë të buzëqeshim. Na duket sikur nuk kemi arsye të qeshim, kur hallet janë një dëshmi se ne nuk po ia dalim ashtu siç duhet.

Duam të shtrihemi në krevatin tonë, të fikim telefonin dhe vetëm të mendohemi, shpesh duke u përlotur se pse asgjë nuk po na ecën siç duhet…dhe cfare ben,i fut nje shkrim qe” ti” te behesh faktor.

I/E nderuar,”unë” të kërkoj të mos shqetësohesh kaq shumë.
E vetmja gjë që sjell stresi, është vetëshkatërrimi.

Asgjë e mirë nuk vjen prej tij.

Ne gjirokastritët nuk dimë te kemi zgjidhur ndonjë problem duke u stresuar, ndaj nuk ta sugjeroj as ty të mbyllesh në vete dhe vetëm të mendohesh.
Problemet zgjidhen me veprime dhe nëse nuk varen nga ty, mos e mundo kot veten.

Kupto se çdo gjë ndodh në kohën e duhur.

Nëse nuk të ka buzëqeshur fati deri tani, dije se çdo gjë është e shkruar dhe do të ndodhë atëherë kur duhet të ndodhë.

Nuk ke pse stresohesh për gjërat që koha do u japë zgjidhjen dhe drejtimin e duhur.

Fshiji lotët, qetësoje trurin, dil nga shtëpia dhe mos e lëndo veten me mendime negative.

Gjërat që nuk i ke në dorë, nuk ke se si t’i ndryshosh dot.

Ajo që ty duhet të të shqetësojë, është si të vetëpërmirësohesh.

Merr hapa për të ecur përpara në jetë, sepse kur e dëshiron shumë diçka, e arrin atë më lehtë. Nëse ti ke më shumë njohuri dhe dije, është e sigurtë që suksesi do të vijë shumë shpejt në jetën tënde.

Ndaj, mos u merakos aq shumë,se Gjirokastra dhe gjirokastritet,cdo gjë e bejne me qetësi, maturi dhe e dine mire se kjo ceshtje është shkruar të ndodhë në kohën e duhur…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here