
Kandidati i pavarur në Sarandë, Gjergj Merkuri, ka kallëzuar penalisht kreun e degës së Partisë Socialiste në këtë zonë, Eleron Gjoni, për pengimin e tij të garojë në zgjedhje.
Në kallëzim përmendet dhe pengimi me anë të dhunës e kanosjes. Ish-kryetari i PS Sarandë, Gjergj Merkuri po tenton të kandidojë i pavarur për këtë Bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit.