Nuk guxoi në Bruksel, Rama përgënjeshtron nga Tirana Josip Borrell për listat e deputetëve

0
156

Në takimet e djeshme të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, u trajtua edhe çështja e nxehtë e shmangies së pranisë në listat e kandidatëve të personave me rekorde kriminale në të kaluarën  e tyre ishte gjithashtu në fokus të takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri, të zhvilluar të hënën në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e Jashtme Josep Borell u bëri thirrje forcave politike të Shqipërisë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, që  ‘të bëjnë ?mos për të siguruar që në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare e 25 Prillit të ketë njerëz me integritet’.

Borel theksoi se dekriminalizimi i listave, ‘është tregues i rëndësishëm që Shqipëria dëshiron vërtet të luftojë korrupsionin’.

Ai e cilësoi luftën kundër korrupsionit, ‘një ndër  aspektet dhe përparësitë kyçe për Shqipërinë dhe demokracinë funksionale’.

Por pa kaluar as 24 orë nga kjo, Edi Rama, ditën e sotme e ka injoruar hapur thirrjen dhe shqetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borell dhe ka hedhur krejësisht poshtë deklaratat e tij.

Në konferencën e përjavshme me temë ‘Ekonomia në Fokus’ këtë të martë, Rama tha se nuk ka dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi, vetëm vlerësime pozitive për Shqipërinë.

 ‘Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur, siç kërcet një derë e vjetër në sallë kur luhet një koncert, ka qenë ndërhyrja e gazetares Erisa Zykaj’, tha Rama.

Gjithashtu ai i cilësoi pyetjet e gazetarëve, nëse ndjeu apo jo përgjegjësi ndaj kërkesës së zyrtarëve europianë për kandidatë me integritet, ai këngë të padurueshme.

‘Nuk duhet të bëhemi pre e gjithë kësaj balte ku zhysim përditë njëri-tjetrin sepse kanë kaluar në plan të dytë, të tretë dhe të fundit ata që bëjnë ligjet. Janë njerëz të nderuar dhe respektuar. Kush e bëri reformën në drejtësi? Kush o ka bërë të gjitha reformat? Çfarë do me thënë kjo? Është e tepërt. Nuk kam fjalë për këtë’, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here