NUK HARROJMË ! 75-VJETORI I LUFTËS SË GERHOTIT ! PËRKUJTOJMË MARTIRËT TANË ANTIFASHISTË

0
233

 

Me rastin e 75 vjetorit të Luftës se Gerhotit në detë 14 shtator 2018 ora 11.00 , ditë e premte, Shoqata Antikomuniste e të Perndjekurve Politikë të Shqipërisë dhe Dega Partisë Demokratike Gjirokaster ,organizojnë një përkujtimore në nderim të 36 martirve nacionaliste, të rënë në luftën me pushtuesit fashistë , në kompleksion memorial në Gërhot,Gjirokastër !

Nje historik i shkurter per ngjarjen:

75-vjet me pare ne 14 Shtator te vitit 1943 ne Gërhot te Gjirokastrës ranë në luftë me pushtuesit fashiste italianë 36 dëshmore nacionalistë te Ballit Kombëtar . Kjo është përpjekja qe ka marre me shume dëshmore te atdheut ne luftën tone për liri kombëtare gjate luftës se dyte botërore por fatkeqësisht u injorua e u manipulua nga historiografia komuniste.

Ne ketë ditë forcat nacionaliste te komanduara nga Hysni Lepenica i emeruar si komandant i përgjithshëm nga te gjitha forcat politike përfshi edhe komunistet ne Konferencën e Mukjes ishin ne Geroht për te mare ne dorëzim divizionin e ushtrisë italiane te dislokuar këtu  pas kapitullimit sipas rregullave ndërkombëtare te luftës . Një dite me pare ishin zhvilluar bisedime paraprake midis paleve dhe ne 14 shtator ishte planifikuar te behej dorëzimi pa kushte . Mirëpo si çdo pushtues qe i urren nacionalistet italianet u morën vesh me komunistet dhe bashke me ta përgatitën Masakrën e Gërhotit Ne kohen qe mbërritën te porta e divizionit, forcat nacionaliste u vunë pabesisht nen breshërinë e armëve te rreth 6 mije ushtreve italiane ndërkohe qe në zyrat e komandës së lartë italiane ishin krerët e komunistëve të Gjirokastrës Shemsi Totozani, Bedri Spahiu dhe Shefqet Peçi. Foracat Nacianliste me ne kryekomandant Hysni Lepenicën ju përgjigjen zjarrit armik me zjarr, por te zene ne priten fashisto-komuniste ai ra heroikisht bashke me 35 luftëtare nacionalistë te tjerë . Kjo sakrifice sublime e nacionalisteve antikomuniste  jo vetëm qe u mohua, por edhe u përbalt nga historiografia komuniste.

Ne vitin 1994 me dekret te Presidentit i Republikës martiret e Gërhotit u shpallen dëshmor te atdheut e me këtë rast u ndertua edhe kompleksi memorial i tyre në Gërhot i cili u restaurua me vone ne formën qe ka sot nga Rinia e PBKD

Nderim përjetë martireve antikomunistë e antifashistë të Gërhotit !!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here