
Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha se nuk ndihet i keqardhur nga vendimi i kryeministrit Rama për ta shkarkuar nga posti i sekretarit të përgjithshëm. Ai hodhi poshtë zërat se spostimi i tij ka ardhur për shkak të dosjes së inceneratoreve teksa u shpreh i gatshëm të dëshmojë sa herë që SPAK ta thërrasë.