Nuk ka kthime masive në Kakavije, vecse nivel normal ditor

Nuk ka asnjë situatë kritike në Kakavije dhe kthimet nga pala greke janë në nivele normale. Kjo është konfirmuar nga vetë kreu i Policisë Kufitare të Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës Arjan Feri. Zoti Feri, është kontaktuar nga jugunews.net për situatën që mbizotëron në Kakavije për kthimet masive të shtetasve shqiptarë në Kakavije, duke i’u referuar disa mediave qëndrore. Por zoti Feri konfirmon se niveli i kthimeve të shtetasve shqiptarë nga autoritetet greke të cilat këto të fundit nuk i lejojnë të hyjnë për në Greqi, është në nivelet e mëparshme dhe jo shtim të tyre. Sipas Ferit, në 24 orët e fundit, autoritetet greke të Kakavijes, u kanë refuzuar hyrjen për në Greqi, 35 shtetasve shqiptarë, ndërkohë që ditën e djeshme, nuk u është lejuar 29 shtetasve të tjerë shqiptarë, cka sipas tij, është në nivelin normal ditor. Por sipas tij ka pasur edhe raste kur autoritetet greke të Kakavijes, kanë kthyer edhe 70, 80 apo dhe mbi 100 shtetas shqiptarë në ditë para disa muajve, cka është në bazë të fluksit të ecurisë së atyre shtetasve që kërkojnë të shkojnë në Greqi. Autoritetet greke, këtyre personave që u ndalojnë hyrjen në Greqi, në disa raste u vendosin kryq në pasaportë si përsëritës të tentativave për të kaluar në Greqi ilegalisht, apo për mosplotësim të garancisë financiare prej 3500 eurove. Kreu i Policisë Kufitare të Gjirokastrës, pohon se nuk ka vend për panik me këtë rast pasi kthimet, janë në nivelin e normales.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment