
Kryeministri Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit gjatë kohës që makina e tij ishte në lëvizje. Gjithçka nisi nga një video që u postua në rrjetet sociale.
Sunak u gjobit nga Policia e Lancashire. Vetë Sunak është shprehur se pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje, duke shtuar se ai do të paguajë gjobën.
Pasagjerët e kapur pa rripin e sigurimit mund të gjobiten me 100 paund.
Kjo mund të rritet në 500 £ nëse çështja shkon në gjykatë.
Duke folur për BBC Breakfast, zëvendëskryeministri tha se zoti Sunak ishte “dikush me standardet më të larta të integritetit” i cili “ka bërë një gabim në çështjen e rripit të sigurimit”.
Kryeministri ishte në Lancashire, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë, kur u filmua videoja.