“O ti, o unë”/ Rama-kryebashkiakëve: Duhet të alarmoheni kur zyrtari lë kokrrën e namit dhe e mbron partia

0
196
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) and North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (unseen) after their meeting to discuss easing of customs barriers between their countries in Novi Sad, Serbia, on October 10, 2019. (Photo by OLIVER BUNIC / AFP) (Photo by OLIVER BUNIC/AFP via Getty Images)

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm kryebashkiakët, ku nuk munguan kritikat për disa dhe lëvdatat për të tjerë.

Ai tha se kryetari duhet të jetë i alarmuar nëse “zyrtari lë kokrrën e namit dhe e mbron partia”. Kreu i qeverisë theksoi se kryebashkiakët janë në dijeni të “zullumeve” që bëhen, kryesisht në bashkitë e vogla. Sipas tij, nuk duhet pranuar asnjë drejtor që nuk di të sillet me qytetarët. 

“Nuk kemi arsye pse të kemi bashki të mira e pastaj problematike. Nuk po flasim që të jenë të shkëlqyera, por duhet të jenë të mira. Duhet të kenë mesataren e artë të shërbimeve. Kjo është A-ja dhe raporti me qytetarët është baza. Çfarë vlere ka ti shkosh kur je në fushatë kur je kryetar bashkie dhe nuk garanton që çdo ditë t’ju hapet dera njerëzve? Nuk pranon të kesh zyrtar që A dhe Zh është kujdesja, respekti dhe sjellja ndaj qytetarëve. Jo vetëm zyrtarëve por ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një zyrtar lë kokrrën e namit dhe e mbron partia.

Duhet të thuash o unë o ky këtu se i ka dalë boja, sepse të jesh kryetar bashkie do të thotë të jesh avokati nr.1 i njerëzve dhe mbrojtësi nga të gjithë xhagajdurët që vijnë me lloj lloj pozicionesh shtetërore në pozicionet tuaja. Kjo është të jesh kryetar bashkie dhe të thuash ti nuk vazhdon më këtu, ti nuk do jesh më drejtor hipoteke, sigurimesh shoqërore apo poste. Pse nuk e di kryebashkiaku kur posta bën zullume me pensionistët? E di që çke me të dhe sa më të vogla të jenë realitetet e bashkive, aq më shumë i di të gjitha”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here