Obeziteti ,kambanë alarmi për vendin tonë

0
143

Mbi 2 miliardë njerëz në gjithë botën janë mbipeshë dhe obezë, mes të cilëve 340 milionë i përkasin moshës 5-19 vjeç. Në ditën botërore të obezitetit OBSH jep alarmin për rritjen e numrit të personave që vuajnë nga ky problem. Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se beteja ndaj obezitetit është shumë e vështirë, pasi problemet lindin që në moshë të hershme. Të dhënat tregojnë se mbi 41 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare vuajnë këtë problem. Obeziteti është një kambanë alarmi edhe për vendin tonë, sidomos për fëmijët, pasi shifrat janë rritur ndjeshëm. Studimi i fundit i ISHP-së tregon se 22% e fëmijëve 8-9 vjeç janë mbipeshë dhe 10% e tyre obezë. Sipas ekspertëve të shëndetiti publik, obeziteti është një nga shkaqet kryesore të shumë sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjen e zemrës dhe mëlçisë, diabetin, disa lloje kanceresh etj. Të paktën 2.8 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës dhe obezitetit. Shtimi në peshë është rezultat i një çekuilibrimi midis kalorive që individi konsumon dhe atyre që shpenzon. Parashikimet e OBSH tregojnë se në 2025-ën, 2.7 miliardë njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.

Shkruaj nje koment