OBSH: Bota të jetë në gatishmëri për të luftuar virusin kinez!

0
197

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë thirrje që e gjithë Bota të jetë në gatishmëri për të luftuar virusin kinez i cili ka marrë qindra jetë dhe ka infektuar mijëra të tjerë, jo vetëm në Kinë.

Kreu i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr.Mike Ryan vlerësoi reagimin e Kinës ndaj virusit vdekjeprurës, duke thënë: “Sfida është e madhe, por përgjigjja ka qenë masive.”

OBSH-ja do të mblidhet të enjten për të diskutuar nëse virusi përbën një emergjencë globale shëndetësore.

Qyteti kinez Wuhan është epiqendra e virusit. Por virusi është përhapur në të gjithë Kinën dhe të paktën 16 vende në botë, përfshirë Tajlandën, Francën, SHBA-në dhe Australinë, informon dritare.net Më shumë se 130 njerëz kanë vdekur në Kinë dhe afër 6.000 janë infektuar.

Nuk ka kurë specifike apo vaksinë. Megjithatë, një numër i konsideruar njerëzish janë rikuperuar pas trajtimit.

Dr.Ryan i OBSH tha që një ekip ndërkombëtar ekspertësh po mblidhet për të shkuar në Kinë dhe të punojë me ekspertët atje për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si transmetohet sëmundja.

“Ne jemi në pikë të rëndësishme për këtë ndodhi. Besojmë se këto zinxhirë transmetimi mund të ndërpriten.”,- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here