OBSH jep alarmin: Nevojë urgjente për gjinekologë dhe infermierë

Në botë ka nevojë për 9 milionë gjinekologë dhe infermierë të rinj, në mënyrë që brenda vitit 2030 të arrihet objektivi i mbulimit shëndetësor universal. Është kjo deklarata që jep Organizata Botërore e Shëndetësisë, me rastin e nisjes së dekadës së re 2020-2030.
OBSH fton shtetet e të gjithë botës që të shtojnë investimet për të formuar këto profesione thelbësore për shëndetin.
“Gjinekologët dhe infermierët janë shtylla kryesore e të gjithë sistemeve shëndetësore, në vitin 2020 iu kërkojmë të gjithë shteteve që të investojnë në gjinekologji dhe infermieri, në kuadër të angazhimit të tyre për shëndetin”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Agjencia e shëndetësisë botërore kujton se gjinekologët dhe infermierët ia dedikojnë jetën e tyre kujdesit për nënën dhe fëmijën dhe shpëtimit të jetëve njerëzore.
Aktualisht ka 22 milionë infermierë dhe dy milionë gjinekologë në botë, ndërkohë që duhen edhe 18 milionë operatorë shëndetësor, ku prej tyre gjysma janë infermierë dhe gjinekologë.
Vendet që kanë më shumë nevojë për këto figura profesionale janë juglindja aziatuke dhe Afrika.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment