OBSH :Mbi një miliard njerëz në gjithë botën kanë probleme nga shikimi

0
147

Mbi një miliard njerëz në gjithë botën jetojnë me shikim të dëmtuar, sepse nuk marrin kujdesin e nevojshëm kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas tij, në total janë së paku 2.2 miliardë njerëz që kanë probleme me shikimin ose janë të verbër. Raporti thekson se arsyet kryesore të kësaj gjendjeje janë popullsia në plakje, ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe qasja e kufizuar në kujdesin për sy, sidomos në vendet me të ardhura të vogla ose të mesme sic është dhe Shqipëria.Pjesa më e madhe e popullsisë vuan së paku nga një problem që vjen nga syri. Më të rrezikuar mbeten fëmijët si dhe moshat e reja që janë më të ekspozuar para pajisjeve elektronike të cilat gjithashtu janë me rrezik për shkak të rrezeve apo dritës së fort që dëmton syrin. Disa nga shkaqet kryesore që sjellin probleme tek sytë janë :qëndrimi i gjatë para pajisjeve elektronike për argëtim apo punë ,puna në vende kur nuk qarkullon ajri , mes pluhurave,infeksionet të marra nga rrugë të ndryshme apo dëmtimet aksidentale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here