OBSH shpall ’emergjencë’ globale linë e majmunit

0
67

Shpërthimi i lisë së majmunit është shpallur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vendimi erdhi në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin, shkruan BBC.

Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.

Shkruaj nje koment