OBSH: Shqipëria me rritje të rasteve të turbekulozit

0
143

Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, 10 milion raste janë shtuar me këtë sëmundje vetëm vitin e shkuar, ndërsa humbën jetën 484 mijë njerëz përgjatë 2018.
Ndërsa theksohet se përdorimi i drogave dhe infektimi me HIV është shtuar në mesin e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje, gjithashtu OBSH thekson se ndonëse janë zhvilluar kura, mijëra njerëz vdesin çdo vit kudo në botë.

Sa i përket të dhënave të përditësuara për vitin 2018 për Shqipërinë, theksohet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve gjatë vitit të shkuar ishte plot 440.

Të dhënat tregojnë sakaq se 73% e të prekurve janë burra dhe 26 % janë gra. Gjithashtu, raporti tregon se, në fund të këtij viti, për Shqipërinë do të merren evidenca të reja.

OBSH: Të dhëna të reja mbi tendencat e tuberkulozit në 202 vende

Turbekulozi (TB) mbetet një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here