Ofendoi zyrtarët e ndeshjes/Komisioni i Disiplinës pezullon me 8 ndeshje zyrtarin e Luftëtarit

Komisioni i Disiplinës ka pezulluar zyrtarin e Luftëtarit, Artur Dadaj me 8 ndeshje pasi në një studio televizive akuzoi gjyqtarin Erion Bastari që gaboi në dëm të ekipit të tij duke anuluar në mënyrë absurde një gol në përballjen me Kukësin.
Për fjalët e tij, FSHF vendosi që të dënonte me 8 ndeshje pezullim drejtuesin e gjirokastritëve, të cilët i ka urdhëruar që të paguajnë edhe dëmet që ka bërë kjo skuadër në “Selman Stërmasi” pas ndeshjes që luajti me Tiranën.
Vendimet:

  1. Zyrtari i KF Luftëtari, Artur Dadaj për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. KF Luftëtari detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditëve në stadiumin “Selman Stërmasi” nga lojtarët/stafi përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment