
Te gjitha rajonet e botes jane perballur me mot ekstrem kete vit qofte me vershime ashtu edhe me thatesira, dhe miliarda njerez nuk kane pasur uje te mjaftueshem per pije, kane thene te marten Kombet e Bashkuara. Shume rajone kane regjistruar nivele rekorde te thatesise me 2021, ne krahasim me kushtet normale, ka thene Agjencia e OKB-se. Rreth 3.6 miliarde njerez perballen me kushte joadekuate per qasje per uje, te pakten nje muaj gjate vitit. Shkencetaret tashme kane paralajmeruar per rritje te temperatures se Tokes ne 1.2 grade Celcius prej nisjes se epokes industriale. Temperaturat eshte thene se do te vazhdojne te rriten ne rast se qeverite nuk marrin masa per te ndaluar emetimet e karbonit.