OKB:Në 2020 rreth 168 milionë persona do të kenë nevojë për ndihmë

0
147

Një numër rekord prej 168 milionë personash, ose 1 në 45 vetë në të gjithë botën do të kenë nevojë për ndihmë në 2020-tën. Paralajmërimi erdhi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që tha se ajo do të ketë nevojë për 29 miliardë dollarë për t’i siguruar këto ndihma.

Në 2018, OKB parashikoi se 146 milionë persona apo 1 në 50 njerëz në botë,do të kishin nevojë për ushqime, strehim, kujdes shëndetësor apo asistencë bazike, por shifra rezultoi më e lartë.

“Në 2020-tën, afërsisht 168 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihma dhe mbrojtje, shifra më e lartë kjo që prej Luftës së Dytë Botërore. Situata do të përkeqësohet edhe më shumë, nëse ndryshimi klimatik apo shkaqet që gjenerojnë konflikte nuk do të adresohen. Projeksionet tona tregojnë se në 2022-shin numri i personave në nevojë do të shkojë në 200 milionë”, tha Mark Lowcock, zv.sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare.

Sipas OKB, më shumë persona janë prekur nga konfliktet, ngjarje që lidhen me ndryshimet klimatike apo tkurrjen e ekonomive. Alarmante të dhënat sa i përket fëmijëve. UNICEF raporton se 1 në 4 fëmijë jetojnë në vende të përfshira nga lufta ose të prekura nga katastrofat natyrore. Organizata angazhohet të mbledhë 4.2 milionë dollar fonde, shifra me e lartë në histori, për 59 milionë fëmijët që besohet të jenë në nevojë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here