Operacioni “fshesa” edhe në Prefekturë, pritet dëbimi i militantëve të LSI

Institucioni i Prefektit në Gjirokastër, në shtator do t’i nënshtrohet reformimit administrativ.

Tetë nga 23 punonjësit që ka ky institucion, pritet të dorëhiqen ose në rast refuzimi të këtij akti, do të dëbohen.

Të tetë pjestarët e administratës së Institucionit të Prefektit të Gjirokastrës, janë pjesë e pandashme e LSI dhe dora e zgjatur Vangjel Tavos.

Këta punonjës kanë qenë aktiv gjatë fushatës elektorale në favor të LSI madje duke braktisur edhe orarin zyrtar të punës.

Shkarkimi i tyre do të jetë i argumentuar në ligj pasi pesë prej tyre, mbajnë poste që nuk i përshtatet diploma me funksionin, ndërsa tre të tjerët, kanë diploma të dyshimta që vlen të verifikohen.

Ndonëse gëzojnë statusin e nëpunësit civil, kjo nuk i imunizon ata nga veprimet që kanë kryer në të kaluarën-shprehet një prej juristëve në Institucionin e Prefektit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment