Operacioni “Matrix” që arrestoi Fredi Belerin, policia e Vlorës del në njoftim zyrtar për ngjarjen

0
122

Policia e Vlorës ka dhënë informacione në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerin. Në një deklaratë për mediat, uniformat blu thanë se kanë prova që Beleri dhe një person tjetër kanë blerë vota për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Ndërsa në  cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedimin penal nr. 489, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga aktet e administruara deri më tani në funksion të hetimit për këtë procedim penal, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, informacione në lidhje me disa shtetas të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të shit-blerjes së votës, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, në qytetin e Himarës dhe në fshatrat që janë pjesë e bashkisë Himarë, duke iu ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e prokurorit është autorizuar kryerja e një sërë veprimesh procedurale në terren, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, me qëllim konstatimin e faktit penal për të cilin është regjistruar ky procedim penal.

Shkruaj nje koment