Operacioni policor, 520 kg kanabis, ne pranga nje person

0
419

Një sasi prej 520 kg kanabis janë sekuestruar nga policia nga dy operacione në Tepelenë dhe Kurvelesh. Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë shtetasi Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh, Sarandë. Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje. Gjithashtu  nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje. Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara.

Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here