‘Opozita të dalë më një listë’, Manjani: Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në një betejë me një rregjim…

0
144

Ish Ministri i Drejtësië Ylli Manjani i ka kujtuar opozitës në Shqipëri sjelljen e opozitës hungareze kur ata u bashkuan të gjithë në një listë, kundër së keqes.

“Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në një betejë të madhe me një rregjim që po instalohet keq!”, shkruan Manjani.

“Ndaj, shton ai, merrni shembull e mblidhni mendjen, të dashur opozitarë! Ska rrugë tjetër”. “Vetëm një listë kundër të keqes. Kundër monizmit që po bëhet përditë e më i egër!”.

Ja postimi i plotë:

Kjo është ekzakt lëvizja e duhur e një opozite ku ka përballë një të fortë.

Kjo është shefja e opozitës Hungareze. Orbani që qeveris pa skrupuj, shpesh edhe kundër BE, i diktoi opozitës një ligj zgjedhor që i ndalonte të bënin koalicion parazgjedhor. Njësoj si Ed Rama.

Por, ja përgjigja e opozitës Hungareze:

Të gjithë në një listë kundër të keqes!

Fiks kjo i kërkohet edhe opozitës sonë. Jo një front me lista më vete. JO! NJË FRONT NJË LISTË!

Kjo i jep fund përçarjes vrastare!

Kjo i mbyll të gjitha hamendjet e supozimet.

Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në një betejë të madhe me një rregjim që po instalohet keq!

Ndaj, merrni shembull e mblidhni mendjen, të dashur opozitarë! Ska rrugë tjetër. Vetëm një listë kundër të keqes. Kundër monizmit që po bëhet përditë e më i egër!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here