ORA E SË VËRTETËS PO TROKET!

0
202

Nga Namir Lapardhaja

Në Shqipëri ka arsye përditë për të protestuar dhe që protestohet në 7 korrik shumë mirë bëhet.

Veç të tjerash, kjo protestë do të na tregojë:

edhe se si qeveria bie me protesta,
edhe se si nuk vihet vërdallë dhe pastaj iket në shtëpi,
edhe se si drejtuesit e opozitës nuk i shesin kauzat dhe i kthejnë militantët pas me duar në xhepa,
edhe se si triumfohet mbi gazin lotësjellës,
edhe se si heronjtë e 8 janarit kacavirren me të njëjtat strategji mureve të kryeministrisë ashtu siç iu ngjitën plot heroizëm mureve të selisë së PD-së,
edhe se si koka e dashit dhe shkallët do të përdoren me të njëjtin intesitet ndaj mureve të pushtetit ashtu siç u përdorën ndaj mureve të “shtëpisë së tyre”,
edhe se si iu imponohesh ndërkombëtarëve, duke treguar muskuj dhe forcë,
edhe sa e lehtë është të rrëzohet pushteti me protesta në një vend të NATO-s dhe aspirant për në BE…

Dhe ta dini se:

Nëse nuk ndodh që më 7 korrik bie qeveria;
Nëse nuk ndodh që më 7 korrik nuk iket në shtëpi në fund të protestës;
Nëse nuk ndodh që më 7 korrik drejtuesit e PD nuk kacavirren dhe shpërthejnë muret e kryeministrisë apo nuk i vënë flakën Parlamentit;
Nëse nuk shpallin triumfin e revolucionit dhe nuk krijojnë qeveri provizore, duke rrëzuar PS-në nga pushteti;
Nëse nuk rrihen policët, dhunohen gardistët, shkrumbohet gjithçka që gjendet përpara…

Atëherë ta dini se të gjithë jeni të shitur tek Edi Rama, jeni pengje të pushtetit, keni bërë pazare dhe nuk jeni aty për demokratët dhe për njerëzit, por për përfitimet tuaja personale.

Shumë kanë pritur këtë ditë, që të ikte Besëpreri dhe të kthehej Doktori, pikërisht për arsyet e mësipërme.

7 korriku erdhi.
Është dita juaj!
Dita e së vërtetës!

Fitore!✌

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here