Mbi 180 shtete të botës për rreth 60 minuta, prej orës 20:30 deri në 21:30 kanë fikur dritat në shenjë solidarizimi me atë që njihet si Ora e Tokës. Pjesë e kësaj nisme është bërë edhe kryeqendra e Shqipërisë, Tirana.
Synimi është ulja e prodhimit të dioksidit të karbonit që prodhohet për shkak të nevojës për energji, në respekt të jetës dhe të planetit.
Ora e Tokës tani është lëvizja më e madhe në botë për mjedisin, duke frymëzuar miliona njerëz për të ndërmarrë veprime si nxitja e ligjeve dhe politikave miqësore ndaj mjedisit për një të ardhme më të mirë për planetin dhe natyrën tonë.
WWF (Fondi Botëror për Natyrë)e filloi Orën e Tokës në vitin 2007 dhe qëllimi ishte për të bashkuar botën dhe të mbahej një qëndrim kundër ndryshimeve klimatike.
Nga pyjet tona në oqeanet tona, ne kemi arritur shumë gjëra të mahnitshme për klimën dhe biodiversitetin duke treguar se së bashku, çdo gjë është e mundur.
Ora e Tokës në thelb është një iniciativë kundër ndryshimeve klimatike. Veprimi është i thjeshtë, por mban një simbolikë të fortë: sensibilizimi për ndryshimin, ndërsa për rreth 1 orë fiken dritat në shenjë sensibilizimi.