Në Kryesinë e Kuvendit, komisioni ad hoc ka votuar sot për zgjedhjen e zgjedhjen e organeve të Vetingut, për 6 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe anëtarin e shtatë më vete. Të pranishëm në komision qenë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Fitues nga shorti dolën:
1. Ardian Hajdari
2. Natasha Mulaj
3. Ina Rama
4. Sokol Çomo
5. Luan Daci
6. Albana Shtylla
Komisioni ad hoc votoi edhe për anëtarin e shtatë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas balotazhit, u kalua në votimin manual, me gogla ku rezultoi fituese:
7. Rezarta Shultz.
Më pas u zgjodhën:
Mimoza Tase, zëvendësuese e parë e Kolegjit dhe Etleva Paplekaj, zëvendësuese e dytë.