Organizonte lojra fati , arrestohet 28 vjecari ne Gjirokaster

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Blutë kanë sekuestruar një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Kanë qene specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorine vendore te Gjirokastër qe arrestuan në flagrancë 28 vjeçarin banues në Tepelenë.

Shtetasi Mikeliano Kalemaj u arrestua pasi, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe nga kontrolli i ushtruar në ambjetin “Bar-Kafe”, të administruar prej tij në rrugën “Studenti”, u konstatua se ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment