Spitali i Gjirokastrës pa ngrohje dhe ilace. Pacientët dhe familjarët e tyre, po vuajnë ditët e tyre më të zeza të jetës. Përvecse mungesa e ngrohjes nëpër pavione, ajo cfarë konsiderohet unikale, është edhe mungesa elementare e preparateve për ndërhyrjet kirurgjikale. Kanë kaluar 48 orë dhe në Spitalin e Gjirokastrës, nuk po ndërhyhet kirurgjikalisht pasi ka mungesë të ilaceve dhe preparateve të tjera të domosdoshme për ecurinë e pacientit. Alarmin e anë dhënë vetë familjarët e pacientëve që më kot janë ankuar për gjendjen e krijuar në të vetmin spital rajonal në jug të vendit. Tre ndërhyrje kirurgjikale sot janë shtyrë ndërkohë që janë përcjellë për në Fier si rast emergjent. Situata është katastrofale edhe në maternitet i cili u përurua me pompozitet nga kryeministri Rama korrikun e kaluar. Nënat lehonë dhe ato që janë në prag të lindjes, ndodhen të ekspozuara përballë temperaturave të ftohta pasi nuk punon sistemi ngrohës.