Paga minimale në “duart” e Euros, kur mund të realizohet 900 euro-shi i Ramës

0
131

Kryeministri Edi Rama bëri një premtin në prag të fushatës elektorale të 14 majit: paga mestarae do të arrijë kufirin 900 euro brenda dy vitesh. Ndërkaq, paga minimale në vend u rrit nga 34,000 mijë lekë në 40,000 lekë për vitin 2023.

Sipas një projeksioni të Scan Intel, paga mesatare prej 900 eurosh, në kushtet e zhvlerësimit të monedhës evropiane euro, duket se është më afër.

Paga mesatare në sektorin shtetëror në fund të vitit të kaluar fiksohej pranë 74,450 lekësh bruto, ose rreth 695 euro. Ndërkohë, gjatë 3 javëve të fundit, euro është zhvlerësuar mesatarisht çdo ditë me 0.43 lekë.

Në mënyrë që  paga bruto në shtet të shkojë 900 euro, do të duhej që euro të këmbëhej në tregun valutor me rreth 83 lekë.

Nëse monedha evropiane do të vijojë të humbasë vlerë kundrejt lekut me të njëjtin ritëm, në datën 24 gusht të këtij viti, euro do të këmbëhej me 82.41 lekë, çka do të thotë se paga mesatare në shtet do të shkonte 898.6 euro.

Ndërsa më 25 Gusht, do ta tejkalonte edhe premtimin, duke u fiksuar në 903 euro.

Kjo përllogaritje është bërë mbi pagën në sektorin shtetëror të tremujorit të fundit të vitit të kaluar, pa përfshirë rritjet e fundit në administratë.

Shkruaj nje koment