Më pak emigrantë këtë vit për festat e fundvitit

0
351

Fluks i ulët për këtë vit i emigrantëve që kthehen për festat e fundvitit. Vetëm në 48 orët e fundit, në Kakavije, janë kthyer për në Shqipëri, diku tek 12 mijë shtetas shqiptar emigrantë në Greqi. Të dhënat më të fundit i bën të ditura për Jugunews.net Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit. Burimet nga kjo drejtori saktësojnë se emigrantët më së shumti, kanë preferuar autobuzët e linjave Athinë-Tiranë të vijnë për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe pak ka pasur fluks automjetesh. Pala shqiptre, ka punuar në kapacitete normale pasi i përgjigjej fluksit në fjalë, ndërsa ajo greke me dy sportele në dalje dhe po kaq në hyrje. Ndërsa vërrehet një numër gati i barabartë i shqiptarëve që preferojnë të kalojnë festat në Greqi. Në 48 orët e fundit, kanë klauar drejt Greqisë, 10 mijë shtetas shqiptarë, ndërkohë që agjencitë e udhëtimit, kanë pasur numër të lartë kërkesash për udhëtim drejt Athinës dhe qyteteve të tjera të Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here