Pakësimi i lindjeve, plakja e popullsisë,shkaku kryesor mbetet ekonomia

0
87

Shqipëria po plaket me ritme të shpejta. Nga vendi me popullsinë më të re në Europë, mosha mesatare e Shqipërisë është rritur nga 27 vjeç në 35.4 vjeç.

Pakësimi i lindjeve, ulja e numrit të fëmijëve për grua nga 2.7 në më pak se 1.6 dhe zgjerimi i kërkesave për pensione e mbrojtje sociale ka krijuar problemet e veta në shërbimin shendetësor apo kujdesin social. Sipas Institutit të Statistikave numri i lindjeve në tremujorin e dytë 2019 shënoi një rënie prej 5,7 % krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri më i lartë i lindjeve ishte në qarkun e Tiranës me 2.157 foshnje, ndërsa numri më i ulët u regjistrua në qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje foshnje. ritja e numrit të qytetarëve në moshën e pensionit dhe largimi i fuqisë punëtore përkeqëson statusin social dhe ekonomik të vendit.
Emigrimi masiv i popullsisë shqiptare do të lërë pas një shoqëri me shumë mungesa. Klasa politike është ajo që duhet të ndërhyjë sa më parë për të ndaluar këtë fenomen, i cili po i merr vendit personat e kualifikuar. Duhet bërë një vlerësim i tregut të punës mbi kërkesën e nevojave që ka tregu për profesionet përkatëse. Kjo duhet të shoqërohet me edukimin dhe arsimimin e të rinjve dhe krijimin e mundësisë për punësim, kjo edhe nëpërmjet politikave të shkëmbimit me vendet e rajonit por edhe të BE.

Shkruaj nje koment