Paketa Fiskale miratohet me forcën e kartonit. Bejko kërkon përfshirjen e grupeve të interesit

0
285

Paketa fiskale për vitin 2017, është miratuar me forcën e kartonit nga ana e maxhorancës në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Ndërkaq këshilltarët e djathtë, kanë kërkuar kohë për të shqyrtuar dhe studiuar të gjitha zërat e Paketës Fiskale cka u kundërshtua dhe u hodh me votë ky opsion me forcën e kartonit. Për kreun e këshilltarëve demokratë Roland Bejko, Paketa Fiskale, kërkon detyrimisht, të diskutohet me bashkësinë dhe grupet e interesit ku janë të parët që ju vendosen tarifat dhe taksat pasi ata janë të prekur direkt nga kjo paketë. Madje zoti Bejko, është shprehur se kjo tentativë, është shkelje e ligjit dhe meriton të cohet në gjykatë. Mirëpo kryebashkiakia Rami, ka kundërshtuar zotin Bejko duke thënë se kjo paketë, ka gjetur miratimin e grupeve të interesit ndërkohë që është diskutuar në komisionin e ekonomisë, ku opozita ka qenë e përfaqësuar. Pas debatesh, grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak, i është drejtuar këtij organi me kërkesat e mëposhtme të lexuar nga zoti Bejko.

            Kërkesë

 

DREJTUAR:   Këshillit të  Bashkisë  Gjirokastër

 

Duke marrë shkas nga Paketa Fiskale 2017 paraprake qe na eshte paraqitur,  ne grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike i kerkojme Këshillit të Bashkisë  Gjirokastër disa ndryshime pasi nuk janë në përputhje me ligjin 139/2015 për Vetqeverisjen Vendore, si dhe Ligjin 9632 dt 30.10.2006 “për sistemin e taksave vendore”(i ndryshuar) .

Taksa mbi ndertesat e banimit nuk është në përputhje me ligjin pasi në ligj eshte e percaktuar qarte qe taksa per ndertesat e banimit per Njesinë Administrative Gjirokaster te jete 10 Lek/m2 per ndertesat e ndertuara para dhe gjate vitit 1993 dhe 12 lek/m2 per ndertesat e ndertuara pas vitit 1993.

Ndersa Bashkia e vendos 1200 ne vit per te gjitha ndertesat,  po keshtu edhe ne Njesitë Administrative: Cepo, Picar, Odrie, Lunxheri, Antigone dhe Lazarat sa ½ e saj.

 

Ne propozojme qe kjo Takse te llogaritet per m2 sic e parashikon ligji dhe 8 lek/m2  për ndertesat para vitit 1993 dhe 10 lek /m2 per ndertesat pas vitit 1993. Në Njesitë  Administrative fshtat  taksa te jete 4 dhe 5 lek/m2.

Ne mendojme se ne kete menyre llogaritjeje dhe te ardhurat ne bashki do te rriten pasi do te rritet siperfaqja e tatueshme.

Tarifa per leshimin e dokumenteve nga Arkiva qe eshte 200 lek/fleta të behet 0 lek/fletë dhe leshimi i vertetimit nga Arkivi qe eshte vendosur 1000 lek te behet 0 lek pasi jane kundrshtim te plotë me ligjin 139/2015 per Vetqeverisjen Vendore ku ne nenin 15 pika 3 thuhet “c’do njësi e vetqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin e transparencës dhe të miratojë programin e transparncës” duke siguruar akses nga të gjithë, veçanërisht nga shtresat më të varfra të komunitetit, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për të drejtën e informimit. Pra, këshilli, duke vendosur kete tarife jua mohon të drejtën e informimit  qytetareve

Tarifa Sherbim Veterinar per therje ne thertore te hiqen pikat;

Për bagëti të vogla është  50 lekë/krerë

Për gjedh 200 lekë/krerë.

Për derrat 100 lekë/krerë.

Kjo tarifë të  bëhet 10.000 lekë në vit, pasi do te rendoje mbi blektoret qe jane pjesa më me pa mbeshtetje e shoqerise.

4)Të hiqen tarifat për shërbimet që Bashkia nuk ja ofron komunitetit në njësitë administrative(ish komunat) sic janë tarifat e pastrimit, ndricimit rrugor, pastrimit të varezave, ujrave të zeza etj.

  1. Të mos rritet tarifa e ndikimit në infrastrukturë, por të ngelet në masën 4% për arsye se sektori i ndërtimit është i paralizuar.
  2. Të hiqet tarifa për infrastrukturën sportive dhe shkollore nga familjet që nuk kanë fëmijë në shkollë si dhe nga mosha e tretë.

Nëse paketa fiskale do na ishte vendosur jo  tre ditët e fundit, por të paktën edhe 10 ditë më parë, grupi i këshilltarëve të PD, do kishte kohë ta konsultonte paketën me qytetarët dhe me grupet e interesit duke qenë se Bashkia Gjirokastër nuk ka marrë mundimin ta bëjë këtë kosultim publik sic e detyron ligji “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” Nr 86 52, dt. 31.07.2000, i ndryshuar, neni 32 pika f dhe neni 35 pika 1.

Duke qenë se nga ana e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër është shkelur ligji i sipër cituar duke marrë në shqyrtim paketën fiskale të paraqitur jashtë afatit nga Bashkia dhe duke qenë se thirrjen e këshilltarëve të opozitës për ta shtyrë miratimin e paketës fiskale deri sa Bashkia Gjirokastër të këshillohej me grupet e interesit, grupi i këshilltarëve demokratë do të ndjekë rrugën ligjore .

Grupi i Këshilltareve të  Partise Demokratike

 

 

 

Shkruaj nje koment