Paketa fiskale, Tabaku: 130 mln euro që qeveria do marrë nga familjet, 90% shkojnë për klubin e oligarkëve

0
209

Jorida Tabaku ka rikthyer sërish në vëmendje paketën fiskale për të cilën shprehet se në një vit të vështirë ekonomik, ku duhej që përpjekjet të drejtoheshin për të ulur pabarazitë dhe efektet e krizës të zbuteshin, paketa fiskale do të thellojë më shumë pabarazitë dhe ulë të ardhurat që do kenë familjet në fund të muajit.

Gjithashtu Tabaku thekson se 130 mln euro që do të marrë nga taksat e shtresës së mesme apo familjet shqiptare do të shkojnë 90% për të dyshuarit e përhershëm, Klubin e Oligarkëve

Përtej zhurmës, baltës, rrëmujës e lajmeve të zakonshme politike qytetarëve i intereson sa taksa do paguajë vitin e ardhshëm? Janë 130 mln euro shtesë që do taksohen dhe do merren nga xhepat e çdo shqiptari, nga shporta e çdo familje shqiptare. Në një vit të vështirë ekonomik, ku duhej që përpjekjet të drejtoheshin për të ulur pabarazitë, e efektet e krizës të zbuteshin, Paketa Fiskale do të thellojë më shumë pabarazitë dhe ulë të ardhurat që do kenë familjet në fund të muajit. Në një vit ku këstet e kredisë për çdo shqiptar që ka marrë një kredi për shtëpinë apo kredi të tjera do të rriten. Në një vit ku inflacioni dhe çmimet do të rriten me të përpjetë të madhe qeveria do vazhdojë të rrisë taksat për shqiptarët, sidomos shtresën e mesme.

Më tej ajo thekson se e nisën me rritjen 5 fish të çmimit të energjisë për mbi 100 mijë familje shqiptare që do ketë kosto ekstra prej 20 mln euro. Sipas saj, peshqesh në paketën fiskale do të jetë edhe 17 mln euro taksa që qeveria ka vendosur t’ia marrë bizneseve të vogla dhe shtresës së mesme.

Shkruaj nje koment