Pakicat po diskriminohen/ Braho thirrje ambasadave të huaja në Shqipëri, të hedhin sytë nga Gjirokastra!

0
137

Kryetari i PEISH në Gjirokastër , Gramoz Braho ka reaguar për çështjen e tregut të romëve me anë të një postimi në FB , duke u bërë thirrje ambasadave të huaja në Shqipëri, të hedhin sytë nga Gjirokastra pasi pakicat po diskriminohen.

Statusi si mëposhtë:

“Të nderuar miq,
Reagimi i Bashkisë Gjirokastër me veprimet e saj na detyrojnë të rreagojmë si forcê politike në lidhje me qëndrimet arbitrare që po mban ndaj komunitetit rom në Gjirokastër.
I nderuar “Doktor” na duhet ti kujtojmë publikut show-un tuaj në mesin e shtëpive të romëve në lagjen Zinxhira në nisjen e aventurës tuaj në krye të institucionit të Bashkisë Gjirokastër me premtimin se do i mbështesje, duhet ti tregojmë se në krye të institucioneve të emëruar nga ju ka administratorë që u qan zemra për projektet e Romëve, madje shumë prej tyre kanë mjaft foto përqafuar me ta!
Më duhet të kujtoj se kur kam braktisur mbledhjet e Këshillit Bashkiak për këtë V.K.M të publikuar, punonjës administrate të cilët ju i keni eksperta në administratën tuaj sot kanë mbyllur veshët dhe sytë.
Qytetarët duhet ta dinë, po diskriminohen këto pakica në Gjirokastër dhe kjo është e qëllimshme!
Po shkelni Konventën e të Drejtave të Njeriut, ndoshta ne si forcë politike u mësuam me sjelljen tuaj, përderisa keni shkelur Kushtetutën, qytetarët e këtij qyteti nuk kanë faj.
Një thirrje e hapur për ambasadat e huaja në Shqipëri, të hedhin sytë nga Gjirokastra, pakicat po diskriminohen.

PEISHMEQYTETARËT”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here