Pakistanezët këmbëngulin të kalojnë në Shqipëri

4 shtetas pakistanezë janë proceduar me urdhëra largimi vullnetar drejt Greqisë, ndërsa janë kapur në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Pakistanezët, imigrantë të paligjshëm janë ndaluar nga blutë e kufirit në afërsi të fshatit Terihat.

5 ditë më parë ata u ishin nënshtruar të njëjtave procedura duke u rikthyer sërish mbrapsht në Greqi, por pavarësisht kësaj duket se kanë ritentuar të kalojnë përmes territorit shqiptar.

Pavarësisht përpjekjeve, tentativa e tyre ka rezultuar e pasuksesshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment