Pakti për universitetin/Asnjë premtim i mbajtur nga qeveria për studentët

0
157

Pas një viti nga lëvizja e madhe,protesta e studentëve, 80% e tyre thonë se shumë kërkesa kanë mbetur pa plotësuar. Tarifat e masterit janë të papërballueshme, nuk ka vetting për pedagogët dhe as kushte më të mira në auditore. Madje dhe për kartën e studentit shumë të rinj thonë se ajo nuk është funksionale.

Gjatë një sondazhi të kryer nga shoqëria civile, një muaj nga fillimi i vitit akademik, 70% e studentëve pohojnë se tarifat e masterit janë të papërpallueshme. Ndërsa biblioteka digjitale që i kushtoi qeverisë rreth 700 mijë dollarë është përdorur nga vetëm 5% e të rinjve.

Ende nuk është rritur buxheti për arsimin, nuk është bërë vettingu akademik ndërsa karta e studentit nuk mbulon shumë shërbime.

Një vit më parë, studentët u ngritën në protesta për kushte më të mira në fakultete, për arsim cilësor dhe tarifa të reduktuara. Ndërsa pakti i qeverisë për universitetin nuk plotësoi premtimet ndaj studentëve. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here