Pala greke në grevë, pikat kufitare bllokohen 24 orë

0
161

Sindikata e punonjësve në Greqi, ka lajmëruar se do i bashkohet sindikatave të pavarura, në grevën që do të zhvillohet ditën e nesërme, e mërkurë 30 maj.

Pjesë e greves do të jenë edhe punonjësit e doganave duke bërë që gjatë së mërkurës për 24 orë, të pezullohen kalimet e automjeteve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë.

Greva do të nisë nga ora 07:00 të mëngjesit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07.00 të së enjtes.

Ndërkohë në këto pika do të lejohen të lëvizin vetëm rastet e urgjencave mjekësore si dhe pasagjerë pa çanta.

Gjithashtu pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e porteve dhe aeroporteve si dhe administrata e shërbimeve civile, të cilëve do ju bashkohen edhe mjekët.

Gjithçka pasi sindikata kërkon që qeveria të zbusë reformat ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here