Paloka: Dibra overdoza e Edi Ramës.

0
300

Reagim i nënkryetarit të PD, Edi Paloka

Sa herë që i duhet të flasë për investime, për punë të kryera e së fundi për Dibrën i duhet të shtojë pak dozën që të jetë i papërgjegjshëm për ato që thotë. Besoj e mbani mend në parlament kur u betua se në Dibër ska asnjë gjethe kanabis. Por vetëm disa orë më vonë policia e tij tha se asgjesoi 4800 rrënjë ( natyrisht që keto ishin te ndonjerit që ska paguar 30%, se asnjë rrënjë e shefit të komisariatit Robert Aga nuk është prekur). Sot na tha se fituan nga oratoria e kandidatit të tyre. A mban mend ndonje njeri qoftë dhe një fjali që artikuloi Rama i vogël ?! Natyrisht qe jo se Rama i vogel fliste me zërin e parave të korrupsionit të Gjiknurit e Abazit qe shkonin për të blerë vota. Fliste me zërin e trafikanteve të femrave, të drogës e kriminelëve qe u mblodhën nen kushtrimin e Edi Ramës. Fliste me zërin e Robert Agës gardianit të arave te hashashit, me zërin e Admir Trupjas, shefit te krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, qe u kap diten e zgjedhjeve duke shpërndan lekë në këmbim të votave, me zerin e Shefi te krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani qe u angazhua fuqimisht ne fushate elektorale per te shantazhuar votues e blere vota. Dibra eshte turpi i Edi Rames. Dibra ishte testi me i mire se si Edi Rama mendon te perballet ne 2017. Dibra ishte overdoza e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here