Pamjet ekskluzive të ERTV-së si pamjet ekskluzive të ISIS, tek vriste qafirët

0
159

Nga Enkel Demi

Na lajmëroi 24 orë para që do të jepte pamje ekskluzive nga Infektivi te televizion i tij.

I vuri në punë me pastrues, kameramanë, grimierë dhe po bëhej gati, ani se një fatkeq nuk e priti dhe u hodh nga ballkoni.

Po le të vdesë ai, për çdo lajm ka make up… dhe ja ku doli.

Në ekran na u shfaq në një nga ditët më të zeza të koronavirusit një spital i mrekullueshëm. Të afërmit e atyre që kanë humbur së fundmi duhet të jenë ndjerë ligsht me këtë spektakël makabër, i cili për fat të keq është ekskluziv i televizionit të vetëm në botë që ka pronar një kryeministër.

Ne nuk e kemi ditur dhe s’kemi për ta ditur se cili paguan taksat, sigurimet, shpenzimet, energjinë, ujin, pluhurat e grimit në këtë televizion, por kemi fatkeqësinë të helmohemi prej tij çdo ditë të Perëndisë.

Nuk bëhet më fjalë për turp, as për vënie në lojë, bëhet fjalë për propagandë që mpin. Metodologjia është e njëjtë me ISIS-in. Edhe ata ishin ekskluziv, edhe ata bënin një parapërgatitje, madje detyronin viktimat të lexonin deklaratë, ashtu si ka qenë e detyruar dje shefja e Infektivit të raportonte për ERTV.

Por, në atë kohë mediat e mëdha morën përsipër të mos e jepnin këtë ‘spektakël’ terrorist. Nuk e lejuan. Nuk e transmetuan. Një shfaqje e këtillë ishte dhe ajo çka bëri dje Edi Rama.

Është qesharake që do ditë më parë ambasadorja Yuri Kim nxiste gazetarët të bënin detyrën e tyre me guxim, por në fakt ka nxitur kryegazetarin e kësaj qeverie, i cili do të shpotisë, nëse do të lexojë këto radhë dhe si çdo ditë do të sulë ushtrinë e tij të helmit për të intimiduar këdo që refuzon neverinë që shpërndan.

Kuptohet në këtë rast zonja Yuri do bëjë sikur nuk e ka parë që gazetarët e saj ‘guximtarët’ e kanë litarin tek fyti, kurse njerëzia që hap televizorin pak nga pak do i ngjajnë teleshikuesëve të Kim Jong-Un.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here