Panairi i kulinarisë dhe artizanatit në Gjirokastër ,shumë vizitorë dhe pak blerje

0
224

Është hapur ditën e djeshme në pazarin karakteristik të Gjirokastrës panairi i kulinarisë dhe artizanatit ,një traditë kjo e hershme e qytetit të gurtë e cila prej dy vitesh ka ndyshuar formatin e saj duke u shoqëruar me një zinxhirr aktivitetesh dhe muzikë të mirë për të gjitha moshat. Midis artizanve të ndryshëm nga vende si Tepelena,Përmeti,Shkodra apo edhe nga vendet fqinje si Maqedonia e të tjerë ,në stendat e tyre të mbushura plot e përplot nga punimet me dorë që janë tepër të veçanta të vret syrin mosblerja e artikujve nga vizitorët që ndalen veç për “tiu hedhur një sy” apo për të bërë një foto.Këtë vit panairi u mbushë me turistë që ndodheshin për vizitë një ditore në qytet por përsa i përket vendasve ata nuk u dukën gjëkundi .Të lodhur prej aktiviteve të tilla apo mos mbajtja e xhepit për të blerë diçka ? Ata zgjedhin mos të bëhen pjesë. Ndërsa për vetë artizanët sidomos për ata që vijnë nga qytetet e tjera kjo qetësi e Gjirokastrës dhe e gjirokastritve i çudit.Ndonëse në panair artizanët synojnë të shesin diçka më shumë kjo është e parealizueshme .Këtu një faktor i rëndësishëm që ndikon është dhe çmimi i lartë i artikujve që ekspozohen që janë të papërballueshëm për qytetarët e thjeshtë të Gjirokastrës.Megjithatë aktivitete të tilla mundohen ti japin një ngjyrim tjetër qytetit të gurtë i cili për fatin e tij të keq qëndron vetëm bardhë e zi . Ky organizim erdhi në Gjirokastër si një bashkëpunim i TID Gjirokastra, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Sloë Food, DRKK Gjirokastër, Gjiroart, shoqata Miqësia në kuadër të festës së trashëgimisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here