VIDEO/ Panairi i veçante ne Gjirokaster/ “Femijet dhurojne.”

Nen rrezet e diellit pranveror dhe tingujt e violines qe mbushin Pazarin karakteristik eshte kjo atmosfera e “Femijet dhurojne” . Nisma me rastin e dites se diversitetit kulturor ne qytetin e Gjirokastres . Ku femije te shkollave 9- vjecare te qytetit si Koto-Hoxhi, Urani Rumbo e Andon Zako Cajupi se bashku me femije te Qendres Kulturore te Femijeve kane zhvilluar nje panair , me qellim shitjen e tyre me kosto minimaliste te sendeve apo gatimeve tradicionale te ekspozuara ne stendat e improvizuara per qytetaret e pranishem ne Pazar. Shuma e mbledhur, ndonese modeste do ti shkoje ne forme donacioni Qendres Terapeutike per Zhvillim te femijeve ne qytetin e gurte. Per femijet kjo nisme eshte e rendesishme pasi qellimi i saj eshte t’u vijne ne ndihme bashkmoshatareve te tyre, te cilet nuk kane te njejten mundesi si ata.
Per organizatoret ky aktivitet me shume se sensibilizues tregon se bamiresia asnjehere nuk te varferon ndersa mbeshtetja per te gjithe ate kategori personash qe kane probleme te tilla duhet te jete ne çdo moment.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment