
Papa Françesku denoi sot valen e fundit te sulmeve me raketa ne Ukraine dhe beri thirrje per nje armepushim per te parandaluar rrezikun e nje pershkallezimi te konfliktit. “Me dhimbje dhe shqetesim mesova per nje sulm te ri edhe me te ashper me raketa ne Ukraine,i cili ka shkaktuar vdekje dhe demtime ne nje numer te madh te infrastruktures civile”,tha Papa Françesku. Papa po fliste ne nje audience te pergjithshme dhe sipas agjencise britanike,ai nuk permendi incidentin ne Poloni prane kufirit me Ukrainen. “Le te lutemi qe Zoti te ndryshoje zemrat e atyre qe jane ende bast per lufte dhe te beje qe deshira per paqe te mbizoteroje ne Ukrainen e vuajtur ne menyre qe te shmanget pershkallezimi dhe te hape rrugen per nje armepushim dhe dialog”,tha ai.